Epoka e UÇK-së, para gjyqit!

Nga Zafir Berisha*

Që nga pas lufta, fushata kundër luftës së UÇK-së dhe eksponentëve të saj nuk është ndalur asnjëherë.

Nostalgjikët e ish-Jugosllavisë, kumarët dhe të privilegjuarit e Serbisë dhe bashkëpuntorët e tyre, në qershorin e vitit 1999 u gjendën si peshku në zall, sepse kishte përfunduar epoka e jugosllavëve dhe serbofilëve shqipëtarë.

Si pakurrizorë që janë u infiltruar në kuadër të regjimit të UNMIK-ut, mision ky ndërkombëtar i cili përbëhej edhe nga përfaqësues të shteteve jo mike të Kosovës, të cilët edhe sot (2023) nuk e njohin shtetin e Kosovës.

Ata (bashëpunëtorët e Serbisë) me ndihmën e Rusisë dhe përfaqësueve të vendeve tjera mike të Serbisë në kudër të UNMIK-ut, u inkorporuan nëpër institucionet e përkohshme të Kosovës diku si përkthyes, policë dhe detyra tjera administrative.

Të gjendur në rrethana të reja, (bashëpunëtorët e Serbisë) rivendosën lidhjet me patronët e vjetër në Beograd dhe vazhduan misionin e tyre me detyra të reja, duke luftuar çdo gjë që është vlerë në Kosovë, me theks të veçantë ish luftëtarët e UÇK-së dhe veprimtarët politikë të çështjes kombëtare.

Gjuha e urrejtjes, shpifjet, linçimet dhe propaganda përçarëse mbi baza politike, krahinore, fetare e gjuhësore, u bë “modë” në diskursin publik e që ndikoi jashtëzakonisht shumë në jetën politike, sigurisë, ekonomike e sociale në Kosovë.

Viktima të këtij truku të sponzorizuar nga Serbia, përmes argatëve të vetë në Kosovë, ranë shumë qytetarë dhe një pjesë e “veprimtarëve” që ora i ishte ndaluar në vitin 1999 dhe që ishin bërë target i lehtë për “peshkim” nga Serbia dhe njerëzit e saj!

U vranë në rrethane të pasqaruara shumë luftëtarë të UÇK-së e veprimtarë politikë, u shantazhuan e u arrestuan me akuza të sajuara nga Serbia dhe argatët e saj, si dhe u burgosën qindra luftëtar të UÇK-së në emër të “drejtësisë” nga soji i prokurorit italian Salustro, në UNMIK me vonë EULEX, i cili pasi përfundoi misionin e tij në Kosovë, shkoi këshillëtar  i kryeprokurorit të Serbisë.

Misionarët e Serbisë në Kosovë, u kujdesën veçenarsht në luftën propagandistike përmes mediave të shkruara dhe elektronike që ndikuan në “shpërlarjen e trurit” te një pjesë e madhe e qytetarëve me mendim të kufizuar kritikë.

Nuk ka kaluar asnjë ditë e vetme pa ndonjë kronikëtë zezë, shpifje dhe linçim të pregatitura në kuzhinat e Beogradit, që i referohej ushtarëve dhe komandantëve të UÇK-së, edhe pse lufta dhe UÇK misionin e kishin përfunduar me 12 qershor 1999.

Serbia e dinte se themeli i shtetit të Kosovës është UÇK-ja, prandaj investoi shumë në dëmtimin e imazhit të saj, përmes lajmeve të rrejshme nëpër paçavuret informative, të cilat përkëthenin dhe transmetonin “lajmet” e Tanjugut serb dhe Sputnikut rus në Kosovë.

Serbia në luftën e saj për zhbërjen e shtetit të Kosovës, përveç investimit në Kosovë, u angazhua edhe me diplomacinë e jashtme, ku target kishte UÇK-në.

Sherbimi sekret serb BIA, angazhoi me mision ambasodor në Zvicër Milan St. Protiq, i cili regrutojidhe furnizoi me dosje të sajuara nga Serbia për UÇK-së senatorin Dick Marty, i cili në bazë të atyre matrialeve hartoi edhe raportin e tij në vitin 2010 për Këshillin e Evropës.

Në këtë drejtim, Serbia kishte mbeshtetjen e pakursyer të Rusisë e cila loboi fuqishëm në Këshillin e Evropës që ky raport të miratohet, nga ku edhe do të fillojë themelimi i mostrumit politik në Hagë i cili tashmë ka nxerrur në bankën e akuzës EPOKËN E LAVDISHME TË UÇK-së!

Serbia me argatët e saj, pasi e vunë në binarët e saj Gjykatën Speciale në Hagë, u kudjesën me përkushtim që të ndryshojë edhe klimën plitike dhe institucionale në Kosovë, me idenë që EPOKA  E UÇK-së në Hagë të mos ketë mbeshtetje.

Serbia vazhdoi të investojë shumë në luftën propakandistike me sllgoganin “Kosova është shkatërruar që nga pas lufta, duke ja atribuar këtë “shkatërrim” eksponentëve të UÇK-së dhe klasës politike që ka qeverisur, dhe në të njejtën kohë duke i joshur trushpërlarët, se para luftës dmth në kohën e Serbisë kemi qenë mirë, sot jo!

Pasi Serbia me investimet e mëdha të financuara edhe nga mafia energjetike në Ballkan, e sollën në pushtet një sekt politik i cili çdo gjë mund të jetë por vetëm parti jo, e që po qëndron indiferent me atë që po ndodhë në Hagë. 

Mirëpo, populli si gjithnjë në kohë të vështira për Kosovën, me 2 prill 2023 përmes MARSHIT PËR DREJTËSI i tregoi Serbisë dhe argatëve të saj se do të dalin të humbur edhe në këtë betejë. 

*Ish-komandant i UÇK në zonën e Prizrenit 
Ish-Deputet i Kuvendit të Kosovës