Indrit Hoxha në krah të banorëve të Bërxullës: Po vidhen nga qeveria, nesër jam në protestë
Kandidati demokrat i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha, tha se do të marrë pjesë ditën e nesërme në protestën e banorëve të Bërxullës.
Në postimin e tij në Facebook, Hoxha shprehet se qeveria po i dëmshpërblen pronat e tyre me çmim qesharak dhe se kjo bëhet për interesa të tenderave klienteliste.
‘Opozita nuk është kundër zhvillimit, por kundër vjedhjes dhe ajo që po ndodh me shpronësimet në Bërxullë’, shkruan Hoxha.
Postimi i plotë:
Neser ne oren 10:00 do te jem prezent ne protesten e banoreve te Berxullit per ti mbeshtetur ne kauzen e tyre te drejte. Qeveria po i demshperblen pronat e tyre me nje cmim qesharak dhe po tallet me mundin dhe djersen e atyre njerzve per interesa te tenderave klienteliste dhe abuzues. Ky qe eshte sot ne krye te bashkise deri 14 maj i ka lene totalisht te vetem perballe korrupsionit dhe arrogances se qeverise. Ne nuk jemi kunder zhvillimit , ne jemi kunder vjedhjes. Dhe ajo qe po ndodh me pronat e banoreve te Berxulles nuk eshte gje tjeter vecse vjedhje. Ju ftoj te gjitheve neser ne proteste!! Bashke do te fitojme!