Dybala ngjit Romën në vendin e tretë, Verona merr një fitore të artë dhe nis të besojë te mbijetesa

 

Mjafton një gol i Dybala nga pika e bardhë e penalltisë që Roma të mposhtë në transfertë Torinon dhe të ngjitet në vendin e tretë në renditjen e Serie A, duke parakaluar si Milanin edhe Interin.

Verdhekuqtë zhbllokojnë sfidën dhe më pas administrojnë rezultatin, duke vuajtur pak përballë vendasve që nuk ishin në ditën e tyre më të mirë.

Verona mposht Sassuolon 2-1 në minutat shtesë dhe merr një trepikësh të artë, që rrit shpresat për mbijetesë. Miqtë mbyllin pjesën e parë në avantazh falë një goli të Harroui, por vendasit përmbysin gjithçka në 45 minutat e dyta falë golave të Ceccherini dhe Gaich. Pas këtij suksesi Verona ngjitet në kuotën e 22 pikëve, vetëm 4 pikë larg Spezias, që mban vendin e 17-të.