Hoxha: Bonusi i qerasë nuk ndërpritet! Do hapim zyrën e avokatit falas për qytetarët

Kandidati i Partisë Demokratike i dalë nga procesi i primareve në Bashkinë e Kamzës, Arjan Hoxha, i ftuar në studion e Syri Tv me moderatorin Bled Marku, shpalosi objektivat e tij në fushatën elektorale si dhe u përgjigj për akuzat që bëhen nga ana e kundërshtarëve.

Gazetari Marku i kujtoi zotit Hoxha se kundërshtari i tij në Kamëz, për të mbledhur vota po thotë se po erdhi ai në bashki, banorët e prekur nga tërmeti nuk do të marin bonusin e qerasë.

Kandidati demokrat theksoi se ‘bonusin e qerasë nuk e jep as zoti Suli as zoti Hoxha pasi është një trajtim për do person që është dëmtuar është shpronësuar apo është në proces për tu sistemuar nga fonde të tilla nga buxheti i shtetit dhe absolutisht nuk ka të drejtë asnjë kryebashkiak që të ndërhyjë në rastet e mësipërme’.

'Përdorin lloj lloj teknikash. Bonusin e qerasë nuk e jep as zoti Suli as zoti Hoxha pasi është një trajtim për do person që është dëmtuar është shpronësuar apo është në proces për tu sistemuar nga fonde të tilla nga buxheti i shtetit dhe absolutisht nuk ka të drejtë asnjë kryebashkiak që të ndërhyjë në rastet e mësipërme.

Unë dhe PD kemi një zgjidhje tjetër dhe për rastin e liqenit. Nuk ishte e nevojshme që të bëhej projekti i liqenit duke shembur gjithë ato shtëpia dhe një pjesë të ngelej e pastrehë. Por mund të bëhej sërish park duke ruajtuar sistemimin dhe kuotat e nevojshme që duke qënë park ti shërbente gjithë komuniteti por të kishte edhe banesa.

E garantoj çdo banor se nuk do ti ndërpritet bonusi se nuk kam të drejtës, pasi nuk është në filozofinë time është ti japim ndihmë çdo qytetari me aq mundësi që ka bashkia dhe do nxisim edhe institucionet e treta', tha Hoxha.

Gjithashtu Hoxha premtoi se ‘kur të vijë në bashki në programin e tij do të funksionojë zyra e avokatit të qytetit që është për mbrojtur të drejtat e qytetarëve për të mos i taksuar nga dy apo tre herë por të ndjekin të drejtat e tyre brenda bashkisë po e po por edhe me institucione e treta falas nga Bashkia e Kamzës’.

'Kur të vijmë në bashki në programin tonë do të funksionojë zyra e avokatit të qytetit që është për mbrojtur të drejtat e qytetarëve për të mos i taksuar nga dy apo tre herë por të ndjekin të drejtat e tyre brenda bashkisë po e po por edhe me institucione e treta falas nga Bashkia e Kamzës', u shpreh Hoxha.