Zgjedhjet e 14 Majit/ Takim me banorët e Kombinatit, Kërpaçi: Jemi pranë qytetarëve, në shërbim me përkujdesje
Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, Belind Këlliçi paraqiti nga afër para banorëve të Kombinatit, projektin për zbutjen e kostos së jetesës, ku spikat transporti publik falas
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, kandidatja për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Floida Kërpaçi u shpreh se në takimin me banorët e Kombinatit, Këlliçi premtoi që pas 14 majit, këto familje të përfitojnë pronën që kishin, në të njëjtin vend dhe me të njëjtën sipërfaqe si më parë.
Kombinat, Takim me Grupimin për Mbrojtjen e Kombinatit dhe shumë familje që sot janë lënë nga bashkia pa zgjidhje dhe garanci për pronën e tyre!
Kjo do të ndryshojë në 14 Maj me Fitoren e Belind Këlliçi dhe angazhimin e koalicionit Bashkë Fitojmë në Këshillin Bashkiak!??
U zotuam me kryetarin e ri të Bashkisë Tiranë, Belind Këlliçi, për zgjidhje konkrete, për një proces rindërtimi që garanton të drejtën e pronës për banorët e Kombinatit dhe të gjithë Tiranës!
Jemi pranë qytetarëve sot dhe do të jemi me qytetarët nesër, në shërbim me përkujdesje.