Premier League/ Manchester United fiton pastër ndaj Everton dhe vijon garën në Champions
Lojtarët e Manchester United triumfuan me rezultatin 2-0 ndaj Evertonit në startin e javës së 30-të të Premier League dhe kështu vazhduan garën për Ligën e Kampionëve.
“Old Trafford” u vizitua sot nga Evertoni, i cili po përpiqet të luftojë për mbijetesë nën drejtimin e trajnerit të ri Sean Dyche.
Në minutën e 12-të të lojës, pamë një rast të pabesueshëm të humbur. Topi u kthye te Aaron Wan-Bissaka, portieri Jordan Pickford ishte shtrirë në tokë, por anësori humbi me portën boshë.
Aaron Wan Bissaka just missed a sitter ??????. Manchester United's Best defender innit?? pic.twitter.com/0PQblz2BZA
— Miçhaël (@Ortrozor) April 8, 2023
United luajti dhunshëm në pjesën e parë, ndërsa golin për epërsi e shënoi Scott McTominay në minutën e 36-të. Me rezultatin 1-0 u mbyll pjesa e parë.
Mctominay’s goal against Everton ⚽️
— United Clip (@unitedclip) April 8, 2023
Assisted by Jadon Sancho ? pic.twitter.com/dRBbkMJNL9
Në minutën e 71-të Seamus Coleman bën një gabim të madh dhe Marcus Rashford luan për Anthony Martial, i cili vulosi fitoren e United.
Anthony Martial’s goal against Everton ⚽️
— United Clip (@unitedclip) April 8, 2023
Assisted by Marcus Rashford ? pic.twitter.com/vfQBh1boNN
Deri në fund tifozët e United ishin të zhgënjyer nga lajmi për dëmtimin e lojtarit më të mirë të këtij sezoni, Marcus Rashford. Përfaqësuesi anglez doli në minutën e 81-të për shkak të një dëmtimi. Nuk dihet për çfarë lëndimi bëhet fjalë.
Me këtë fitore, United u konsolidua në vendin e tretë me 56 pikë, gjashtë më shumë se Tottenhami, i cili ndodhet në pozitën e pestë dhe synon t'i arrijë zonën Champions.