Ramazani/ Mesazhi Ozilit bën jehonë në botën islame, ai nuk harron atë që po ndodh me Palestinën
Futbollisti i famshëm gjerman dhe ish-kampioni i botës Mesut Ozil ka shkaktuar reagime të shumta në botën islame me deklaratën e fundit në Twitter për situatën e vështirë që po përjetojnë palestinezët gjatë Ramazanit.
Ozil iu referua faktit se Ramazani është tradicionalisht një muaj përulësie dhe adhurimi për muslimanët, por përvoja e Ramazanit është shumë e ndryshme për palestinezët për shkak të agresionit izraelit.
"Ramazani duhet të jetë një muaj përulësie dhe nënshtrimi, por Ramazani në Palestinë është ndryshe. Le të lutemi për sigurinë e vëllezërve dhe motrave tona në Palestinë," shkroi Ozil në Twitter, duke mbledhur një numër të madh pëlqimesh dhe komentesh.
Ramadan is supposed to be a month of humility and worship, but Ramadan in Palestine is different.
— Mesut Özil (@M10) April 7, 2023
Let's pray for the safety of our brothers and sisters in Palestine ??❤️?? pic.twitter.com/WzhL8OGcaU
Mesfushori dikur i madh i ka shprehur shpesh publikisht pikëpamjet e tij politike, gjë që është edhe një nga arsyet kryesore pse drejtuesit e Arsenalit i mbyllën dyert e klubit për të.
Gjermani me origjinë turke e ka kritikuar vazhdimisht Kinën për trajtimin e myslimanëve ujgurë dhe shumë janë të mendimit se që nga ai moment karriera e tij u shemb.
Ish-kampioni i botës me Gjermaninë pati një karrierë të shkëlqyer. Ai luajti për Real Madrid, Arsenal, Fenerbahce, Schalke dhe Werder, ndërsa për kombëtaren gjermane luajti 92 ndeshje dhe shënoi 23 gola.