'Durrësi sot brohoriti: Igli, Igli'/ Meta: Ulëritëse kërkesa për ndryshim në 14 maj!
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, pas mitingut entuziast që koalicioni opozitar "Bashkë Fitojmë", zhvilloi në Durrës këtë të shtunë.
Lideri i opozitës Sali Berisha prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Igli Cara të cilin e quajti kandidati fitues në 14 maj.
Ndërkohë, Meta shkruan se kërkesa e durrsakëve për ndryshim u konfirmua sot më shumë se kurrë.
Sipas tij, Durrësi në 14 maj do të ketë kryetar bashkie Igli Carën.
Postimi
Durrësi sot brohoriti: “Igli, Igli, Igli”, sepse është ulëritëse kërkesa për Ndryshim, Ndryshim, Ndryshim!
Më 14 Maj, Durrësi do të votojë për triumfin e qytetarisë dhe për kryebashkiakun model Igli Cara.
Bashkë [?] Fitojmë!