'Mund të çmendem dhe unë', Olta flet për bisedën mes Dorit e Zhakut që theu rrjetin
Aktorja Olta Gixhari ka sqaruar situatën e bisedës së opinionistes Zhaklina Lekatari, ku thoshte se partneri i aktores, Dori e ka kërcënuar.
Teksa ishte e ftuar në “Më Lër të Flas”, ajo tha se partneri i saj nuk ka pasur asnjë komunikim me Zhaklinën.
Donaldi: Do doja të sqaroje një situatë në momentin që ke qenë brenda, Dori e ka kontaktuar Zhakun ndonjëherë?
Olta: Asnjëherë.
Donaldi: Po ç’ishte ai voice që i doli Zhakut?
Olta: Po ku di un tani mund të them që Romeo më kërcënoi, mund të çmendem.
Kujtojmë se Olta vendosi të dalë të shtunën nga shtëpia duke lënë përgjysmë eksperiencën në Big Brother VIP.