Meta publikon pamjet: Durrësi brohoriti 'Igli, Igli' se është ulëritëse kërkesa për ndryshim!
Kryetari i PL, Ilir Meta, publikoi pamjet e takimit entuziast që u mbajt sot në Durrës për prezantimin e kandidatit të opozitës Igli Cara. Ai i shoqëroi fotot me këto fjalë:
"Durrësi sot brohoriti: “Igli, Igli, Igli”, sepse është ulëritëse kërkesa për Ndryshim, Ndryshim, Ndryshim! Më 14 Maj, Durrësi do të votojë për triumfin e qytetarisë dhe për kryebashkiakun model Igli Cara. Bashkë fitojmë!" përfundoi Meta.