'Traditë e re respekti', Zelensky ndan iftarin me ushtarët myslimanë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ndau  Iftarin  me ushtarët myslimanë ukrainas që kremtonin Ramazanin të premten, në atë që ai tha se do të bëhej një "traditë e re respekti" e përvitshme.

Iftari është vakti që prish  agjërimin ditor  gjatë muajit të shenjtë islam të Ramazanit.

Duke iu drejtuar pjesëmarrësve në darkën që përfshinte liderët e Mejlisit, organi më i lartë ekzekutiv-përfaqësues i tatarëve të Krimesë dhe përfaqësuesit e klerit mysliman, Zelensky falënderoi komunitetin mysliman.

Ai tha se muaji i Ramazanit “respektohej kudo në  Ukrainë  – madje edhe në vijën e parë, edhe në kushte luftarake”.

Që nga pushtimi i paprovokuar i Moskës në shkurt 2021, Ukraina ka nisur sulme të shumta kundër pozicioneve ruse në Krime, e cila më parë ishte aneksuar nga Moska në 2014 dhe aktualisht është nën kontrollin e Kremlinit .

Zelensky është zotuar vazhdimisht se do të çlirojë Krimenë, për të cilën ai thotë se mbetet “pjesë e popullit dhe shoqërisë ukrainase.

Ai kritikoi gjithashtu trajtimin e Rusisë ndaj myslimanëve në Krime.

“Përpjekja e Rusisë për të skllavëruar Ukrainën dhe njerëzit e tjerë të Evropës filloi pikërisht nga pushtimi i Krimesë ukrainase, pikërisht nga represionet në Krime kundër lirisë ukrainase dhe tatarëve të Krimesë, kundër myslimanëve të Krimesë”, tha Zelensky.

“Çlirimi i Krimesë nuk ka alternativa jo vetëm për Ukrainën, por edhe për të gjithë botën”.