Berlusconi shpreson të shërohet 'edhe një herë' nga pneumonia e shkaktuar nga leuçemia

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi tha se beson se do të kapërcejë infeksionin e mushkërive të shkaktuar nga leuçemia kronike që e ka detyruar të shtrohet në terapi intensive, raportoi të premten e përditshmja italiane Il Giornale.

"Është e vështirë, por unë do t'ia dal edhe një herë," tha 86-vjeçari populist dhe manjati i medias në një telefonatë me kryeredaktorin e Il Giornale, Augusto Minzolini.

“Unë arrita, gjithashtu në situata delikate dhe të vështira, ta mblidhja veten”, shtoi Berlusconi, sipas raportit.

Kryeministri i tre mandateve kaloi një natë të dytë radhazi në kujdesin intensiv në spitalin San Raffaele të Milanos, ku mjekët e tij të enjten nënshkruan një buletin mjekësor duke thënë se ai kishte leuçemi prej ca koësh, por se kanceri i qelizave të gjakut është në një "fazë kronike të vazhdueshme".

"Strategjia aktuale e trajtimit parashikon trajtimin e infeksionit pulmonar" si dhe një trajtim të specializuar "që synon të kufizojë efektet negative" të leuçemisë kronike, thuhet në buletin.

Të premten në mëngjes, Ministri i Jashtëm Antonio Tajani, duke cituar mjekun personal të Berlusconit, Alberto Zangrillo, raportoi se Berlusconi ishte nën mbikqyrje dhe po i përgjigjej trajtimeve.