Ukraina: Pas disa muajsh fëmijët e rrëmbyer nga Rusia ribashkohen me familjet e tyre (VIDEO)
Më shumë se 30 fëmijë janë kthyer në Ukrainë dhe janë ribashkuar me familjet e tyre, pasi u dërguan ilegalisht në Rusi.
Organizata ukrainase Save Ukraine, tha se fëmijët ishin rrëmbyer nga rusët në rajonet Kherson dhe Kharkiv, por fatmirësisht pas disa muajsh janë ribashkuar me familjet e tyre.
“Fëmijët e rrëmbyer nga rusët nga rajonet Kherson dhe Kharkiv janë ribashkuar me familjet e tyre pas disa muajsh ndarje. Fëmijët tani janë të sigurt “por kanë nevojë për mbështetje psikologjik”, u bë me dije nga organizata ukrainase Save Ukraine.
Сhildren abducted by Russians from the Kherson and Kharkiv regions have been reunited with their families after several months of separation. They are now safe but in need of psychological and physical recovery.
— Save Ukraine (@SaveukraineUs) April 7, 2023
Follow the updates?? pic.twitter.com/dXGN5FTHp9