FOTO/ Të arrestuarit e grupit kriminal në Durrës, personazhet e famshëm të Tik-Tok: EMRAT
Policia e Durrësit ka kryer dy operacione kundër shpërndarësve të drogës duke vënë në pranga, tetë persona të dy grupeve kriminale. Katër prej tyre u arrestuan gjatë operacionit të koduar “Foremost”, një grup kriminal që shpërndante drogave të forta në zonën e Sukthit dhe 4 të tjera gjatë operacionit të koduar “Last deal”, grup kriminal për shpërndarjen e drogave të ngjashme në lokalet e natës në qytetin e Durrësit.
Katër prej të arrestuarve rezultojnë personazhe me aktivitet të madh në rrjetin social Tik-Tok: konkretisht: Ergi Curri 25 vjeç, Gentian Konesha 23 vjeç, Kristel Balla 24 vjeçe, që të tre banues në Durrës si dhe Stivens Bulku 24 vjeç, banues në Shijak. Stivens Bulku ka marrë pjesë në serialin “Aventurierët” dhe ka gati 50 mijë ndjekës në Instagram.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Last Deal” u arrestuan shtetasit:
Goni Muço (alias G. L, G.M, G.F.), 48 vjeç, i dënuar më parë;
Tani Muça, 43 vjeç, banues në Sukth, i dënuar më parë;
Amonali Halili, 24 vjeç dhe A. V., 17 vjeç, të katërt banues në Sukth.
Në kuadër të operacionit “Foremost” u arrestuan shtetasit:
E. C., 25 vjeç, Gentian Konesha, 23 vjeç dhe Kristel Balla, 24 vjeçe, të tre banues në Durrës, si dhe Stivens Bulku, 24 vjeç, banues në Shijak.