Taksa mafioze me parkingjet dhe gjobat do të marrë fund në Tiranë!

Nga Petrit Vasili

PËRGJYSMIMI I TARIFAVE TE PARKINGUT DHE MINIMIZIMI I GJOBAVE

Gjoba, gjoba dhe vetëm gjoba! Kjo është fytyra e Policisë Bashkiake të Tiranës së Veliajt.

-Tarifa parkingu te çmendura dhe që zhvatin xhepin e qytetarëve të thjeshtë.

-Gjoba të renda edhe pse ka kaluar një minute nga koha e parkimit.

-Gjoba edhe kur aplikimi i qytetarit për parkingun është bërë korrekt, por sistemi nuk e ka marrë.

-Gjoba për parkingun gjoja të gabuar, kur qytetari ndalet të blejë diçka në farmaci apo çdo dyqan tjetër.

Përdorimi i makinës është kthyer në ankth për qytetarët e Tiranës!

Makinat private, që mbahen me aq sakrifica nga qytetarët, janë mjeti i vetëm për të lëvizur e kryer punët e perditshme.

Në kushtet e një transporti publik primitiv, që nuk mbulon zona të tëra të Tiranës, i ngadaltë, pa kushte dhe burim aksidentesh, vendosja e gjobave për parkingun dhe qindra mijëra gjobat në tërësi janë një agresion i vërtetë ndaj qytetarëve të Tiranës prej banditëve të Veliajt me uniformë.

-Është krim të mbushet arka e Bashkisë së Tiranës me miliona dollarë nga gjobat e parkingut që janë djersa e qytetarëve të thjeshtë.

-Krahasuar me bashkitë e tjera, Tirana mbledh 20 herë më shumë të ardhura nga gjobat se Durrësi dhe gati 37 herë më shumë sesa Shkodra, Fieri dhe Vlora të marra së bashku.

-Gjobiten çdo muaj mesatarisht deri në 25 mijë familje.

Skenat me xhandarët e paturp të Policisë Bashkiake, që shfaqen vetëm për gjoba, duhet të marrin fund.

Nuk mund të paguajnë qytetarët e Tiranës taksa e tarifa për një Polici Bashkiake gangsterësh arrogantë, joprofesionistë dhe frikacakë, që janë trima me qytetarin e thjeshtë dhe ia mbathin me të katra përpara vagabondëve dhe të fortëve.

Turp!

Nuk mund të paguajnë taksa, që Policia Bashkiake të bëjë badigardin e Erion Veliajt me dhjetëra policë rreth tij sikur të ishte Al Capone i qytetit dhe jo kryebashkiak i Tiranës.