VIDEO/ Arrestohen dy grupe kriminale në Durrës pas 6 muajsh përgjime, shisnin drogë në lokalet e natës
Policia e Durrësit ka shkatëruar dy grupe kriminale duke arrestuar tetë persona që shpërndanonin droga të fortë në lokalet e natës në Durrës dhe në zonën e Sukthimit.
Dy operacione të veçuar nga njeri-tjetri u zhvilluan pas gjashtë muajsh hetime, të koduara “Foremost” dhe “Last deal”nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës dhe Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.
Gjatë operacionit të koduar “Foremost”, u arrestuan 4 shtetas që vepronin si grup kriminal, për shpërndarjen e drogave të forta, në zonën e Sukthit.
Gjatë operacionit të koduar “Last deal”, u arrestuan 4 shtetas që vepronin si grup kriminal, për shpërndarjen e drogave të forta, në qytetin e Durrësit.
Nga aksioni policor u sekuestraun: një pako me kokainë, dhjetëra doza kokaine, peshore elektronike, shuma parash të përfituara nga shitja e drogës dhe 2 automjete (2 prej tyre luksoze).
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Last Deal” u arrestuan shtetasit:
Goni Muço (alias G. L., G. M., G. F.), 48 vjeç, i dënuar më parë;
Tani Muça, 43 vjeç, banues në Sukth, i dënuar më parë;
Amonali Halili, 24 vjeç dhe A. V., 17 vjeç, të katërt banues në Sukth.
Në kuadër të operacionit “Foremost” u arrestuan shtetasit:
E. C., 25 vjeç, Gentian Konesha, 23 vjeç dhe Kristel Balla, 24 vjeçe, të tre banues në Durrës, si dhe Stivens Bulku, 24 vjeç, banues në Shijak.
Nga hetimet me metoda proaktive ka rezultuar se shtetasi Goni Muço kishte rolin e furnitorit me lëndë narkotike kokainë, për këta shtetas, të cilët, pasi e blinin atë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e shpërndanin në zonën e Sukthit dhe të Durrësit, si dhe në lokalet e natës, në qytetin e Durrësit.
Gjithashtu, këta shtetas, për ndarjen e lëndës narkotike, kishin përshtatur ambiente të posaçme në lokalet e tyre, konkretisht në lokalin e shtetasit Goni Muço, në zonën e Sukthit, dhe në lokalin e shtetastit E. C., në një lagje në Durrës.
Si rezultat i këtyre operacioneve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
1 pako me kokainë, me peshë 130 gramë;
40 doza me lëndë narkotike të llojit kokainë;
3 automjete, 2 prej tyre luksoze;
96 mijë lekë të rinj dhe disa shuma në euro, franga dhe paund;
3 peshore elektronike që shërbenin për peshimin dhe ndarjen e lëndës narkotike në doza të vogla, 1 dorezë hekuri dhe 14 aparate celulare.
Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprat penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta”.