Skandali/ ILD fshehu hetimin e gjyqtarit Kalaja në këmbim të vulës për Alibeajn

Astrit Kalaja ishte gjyqtari që vendosi t'i japë vulën e Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeajt, pavarësisht se ky i fundit nuk ka struktura dhe as anëtarësi. 

Një vendim i paprecedentë dhe që përbën cenim të pluralizimit në vend, ku me ndërhyrjen e pushtetit kërkohet emërimi i opozitës, por edhe i kryetarit të PD. 

Por Astrit Kalaja nuk ishte i vetmi, të njëjtin gabim si ai ndajnë edhe dy koleget e tij Elona Mihali dhe Irida Kacerja. 

Kjo treshe e Gjykatës së Apelit rrëzoi vendimin e Agron Zhukrit, të 25 marsit të kaluar që njohu si legjitim vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit, duke rikthyer çështjen për rishqyrim në shkallën e parë. 

Mirëpo, emisioni investigativ "Piranjat" zbuluan në puntatën e kësaj të premte një fakt të padëgjuar më parë dhe që hedh dritë mbi rrethanat që sollën këtë vendim.

Gjyqtari i vulës, Astrit Kalaja ka qenë proceduar në ILD nga KPK dhe vendimet e tij ishin në hetim për shkelje. 

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë në shkelje të hapur të ligjit e ka fshehur këtë çështje dhe duke shfrytëzuar këtë fakt, gjyqtarit i është bërë presion me dosjen hetimore që ishte nisur ndaj tij, në mënyrë që vula e PD t'i jepej Alibeajt, siç edhe ndodhi. 

Prandaj edhe gjyqtari në fjalë kur lexonte vendimin e vulës pasditen e 3 marsit, e mbante kokën ulur. 

Sot është fakt i gjithë ditur, Enkelejd Alibeaj gëzon vulën që i lanë gjyqtarët, me urdhrin e Edi Ramës, por jo PD-në dhe kjo u pa kur nuk arriti të gjente 61 kandidatë për bashkitë...