Galtier, për mesazhin e Mbappe: E di që ka pasur diskutime mes bordit dhe lojtarit…
Christophe Galtier, trajneri i PSG-së , i është rikthyer pyetjes lidhur me Kylian Mbappé dhe klubin francez, me sulmuesin që sqaroi se nuk i ka dhënë asnjëherë autorizimin kompanisë për publikimin e videos që e sheh atë protagonist për sezonin e ri të sezonit të PSG-së: "Është shumë e vështirë të shprehem. Padyshim që ka të bëjë me Kylian dhe klubin.
Djali ishte në humor të mirë në stërvitjen e sotme, ishte i buzëqeshur, por e ndërpreu stërvitjen për shkak të një dëmtimi që gjithsesi nuk e rrezikon praninë e tij ndaj Nice.
E di që ka pasur diskutime mes tij dhe drejtuesve, por incidenti apo keqkuptimi është sqaruar”.