Kedhi: Trump mund të zgjidhet dhe të drejtojë qeverinë edhe nëse është në burg
I ftuar në edicionin e orës 19.00 në Syri Tv me moderatoren, Armela Ferko në ishte analisti i mediave amerikane, Nikola Kedhi.
Kedhi është shprehur se kjo që po ndodh me ish presidentin Trump është sureale dhe se krijon një precedent shumë të rrezikshëm në të ardhmen.
"Trump e ka thënë vetë që është diçka sureale, ka një arsye se përse presidentët e SHBA nuk procedohen penalisht për disa arsye. Presidenti i SHBA nuk procedohet për shkak të staturës dhe emrit që ai shtet ka në botë por edhe për shkak se është lideri i botës së lirë duhet të marrë akte të rëndësishme në rrethana që janë të veçanta.
Pikërisht për këto arsye ata e kanë traditë që të mos ndjekin penalisht presidentin e tyre dhe pozitës që ata kanë në botë dhe emri i tyre.
Kjo përbën edhe një precedent të rrezikshëm, pasi një prokuror çfarë do mund të ndjekë penalisht Obamën për skandalin e përndjekjes tatimorë ndaj organizatave konservatore e kjo sjell një spirale shumë të rrezikshme.
Akuzat ndaj Trump janë pranuar nga të gjithë edhe nga rivalët e vet brenda partisë, të gjithë kanë dalë në mbrojtje të tij pasi janë të padenja për figurën e një presidenti të SHBA-së.
Nga ana ligjore presidentin Trump nuk e pengon asgjë, edhe nëse ai arrestohet mund të zgjidhet dhe të drejtojë nga qelia e tij mbledhjet e qeverisë. Dy tezat që janë përhapur kanë si pikë kryesore pengesën e Trump të fitojë zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe kjo është lëvizje e demokratëve, ndërsa teza tjetër është se shumë analistë e faktor të partisë republikane thonë që dhurata më e mirë për demokratët është Trump si rival ndaj tyre pasi e kanë mundur disa herë në zgjedhje."