Panik në Berlin, 33-vjeçarja goditet 7 herë me thikë në autobus në sy të dy vajzave të mitura

 

Në sy të dy vajzave të saj, një 33-vjeçare nga Berlini u godit shtatë herë me thikë nga një burrë i panjohur.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur të martën, ku autoritetet, siç shkruan gazeta “Bild”.

Nëna u plagos rëndë në sy të vajzave të saj të vogla, nëntë dhe shtatë vjeç.

Fillimisht, policia besonte se gruaja ishte viktimë aksidentale e sulmuesit. Madje, dy vajzat e saj kishin deklaruar para autoriteteve se nuk e kishin parë kurrë burrin me mjekërr që goditi nënën e tyre.

Personi i dyshuar u arrestua në mesnatën e djeshme në Luxemburger Strasse në lagjen Wedding të Berlinit, sipas Sebastian Bichner, një zëdhënës i Prokurorisë Publike të Berlinit.

Mirëpo, siç shkruan gazeta “Bild”, policia ka informacione se sulmuesi e njeh viktimën.

Megjithatë, deri më tani nuk është sqaruar “statusi” i lidhjes së tyre: nëse ka qenë miqësore apo romantike.

Sulmi ndodhi pak pas orës 17:00 të së martës, kur 33-vjeçarja nga Berlini dhe dy vajzat e saj hipën në autobusin 'Leopoldplatz' në lagjen Wetting.

Në  lagjen Gesundbrunnen, burri u vërsul drejt viktimës, duke shtyrë mënjanë dy fëmijët e saj dhe e goditi gruan gjithsej shtatë herë me thikën e tij.