Meta: Ndryshimi është i pandalshëm, fitorja në 14 Maj do të jetë fitorja e të gjithë qytetarëve

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se beteja kryesore e opozitës por edhe e të gjithë shqiptarëve është për ekonominë dhe kundër shpopullimit.

Meta ka shtuar se ndryshimi është i pandalshëm dhe fitorja në 14 Maj do të jetë fitorja e të gjithë qytetarëve.

Postimi i Metës:

Beteja jonë është për ekonominë dhe kundër shpopullimit. Kjo nuk është një betejë vetëm për opozitarët, por për të gjithë shqiptarët, sepse të gjithë shqiptarët sot vuajnë largimin e fëmijëve të tyre dhe rritjen e kostos së jetesës për shkak të korrupsionit të Bandës së Rilindjes.

Prandaj Ndryshimi është domosdoshmëri, prandaj Ndryshimi është i pandalshëm dhe fitorja në 14 Maj do të jetë fitorja e të gjithë qytetarëve.

Bashkë Fitojmë!