SYRI TV/ Rrugët e fshatit Treblovë 30 vjet pa investime, banorët: Bujqësia e blegtoria kanë falimentuar

Prej më shumë se 30 vitesh rrugët e fshatit Treblovë nuk kanë parë asnjë investim. Banorët shprehen se mungesa e infrastrukturës ka sjellë edhe falimentin e bujqësisë, ndërsa të rinjtë janë larguar me ritme të shpejta vitet e fundit

SYRI TV

Banorët e fshatit shprehen se prej më shumë se 30 vitesh rruga nuk ka pësuar asnjë ndërhyrje për sistemin dhe rregullimin e saj. Bujqësia dhe blegtoria sipas banorëve si rrjedhojë e mungesës së fuqisë blerëse po shkojnë çdo ditë drejt falimentit. Edhe ato pak vende punë që ishin në fshat sot nuk janë më, ose shfrytëzohen nga banorët në moshë pensioni.

Në fshatin që dikur jetonin 400 familje sot kanë mbetur 120 të tilla me maksimumi dy pleq. Banorët theksojnë së së fundmi të rinjtë janë larguar me ritme te shpejta.

Treblova ndodhet 10 km larg bashkisë së Selenicë dhe 35 km larg Vlorës.