‘Nuk jam tradhtar’, si portieri surprizë i Botërorit të Katarit refuzoi Bayern Munchen

Bayern Munchen kërkoi gjatë për një portier gjatë merkatos së janarit.

Manuel Neuer dëmtoi gjurin duke bërë ski dhe mbylli sezonin.

Kampionët e Gjermanisë arritën akordin e Yann Sommer, për kartonin e të cilit paguan 8 milionë euro në arkat e Gladbach.

Por, përpara afrimit të “gardianit” zviceran, bavarezët tentuan marrëveshjen me Yassine Bounou.

32-vjeçari është pjesë e Sevilla në La Liga-n spanjolle. Bono ishte një nga surprizat e bukura të Botërorit “Katar 2022”.

Me pritjet e tij, ai ndihmoi Marokun të mbërrinte deri në gjysmëfinalet e Kupës së Botës, aty ku nuk kishte shkuar asnjë kombëtare afrikane apo arabe më parë.

“Jo, faleminderit. Nuk mund ta tradhtoj Sevillan në këto momente”, ishte përgjigja e portierit të Marokut.

Te Bayerni u surprizuan dhe vetëm pak orë më vonë zyrtarizuan blerjen e Sommer.