Vdekja e ambasadorit italian në Kongo, burgim të përjetshëm për gjashtë të pandehurit

Gjashtë burrat e akuzuar për vdekjen e Luca Attanasio, i vrarë në Goma, në Republikën Demokratike të Kongos më 22 shkurt 2021, janë dënuar me burgim të përjetshëm.

Së bashku me ambasadorin italian humbën jetën karabinieri i eskortës Vittorio Iakovacci dhe shoferi i Programit Botëror të Ushqimit, Mustapha Milambo.

Zyra e prokurorit ushtarak të Kinshasës kishte kërkuar dënimin me vdekje për të gjashtë.