VIDEO/ Gjoba për Becchetti-n, Rama presion Gjykatës: Do të dalim nga juridiksioni i Arbitrazhit
Gjobitjen me 110 milionë euro për persekutim politik të biznesmenit italian Francesco Becchetti, kryeministri Edi Rama e gjeti te Gjykata e Arbitrazhit pranë Bankës Botërore. Rama kërcënoni sot se do të shqyrtojë daljen nga juridiksioni i kësaj banke për t’i mbyllur derën investitorëve të huaj që mund të ankohen për shkeljet që u bëhen nga shteti shqiptar. I pyetur nga Syri Tv për bllokimin e llogarive të Shqipërisë, Rama iu shmang duke u justifikuar se kjo është një çështje konfidenciale.