VIDEO/ Belind Këlliçi prezanton sot Programin e tij për Mjedisin, fton qytetarët ta ndjekin

Belind Këlliçi do të prezantojë sot në mesditë, programin e tij të plotë për mjedisin në Tiranë dhe i ka ftuar qytetarët që ta ndjekin live në orën 13:30.

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës njoftoi me anë të një videomesazhi në Fb se do të prezantojë projektin e tij për rritjen e gjelbërimit në Tiranë dhe dy premtimet më të mëdha, oazet e gjelbërta dhe  lumin e Lanës.  

“Angazhimi im për uljen e ndotjes dhe krijimin e hapësirave çlodhëse. Sot, programi i plotë për mjedisin”- shkroi Këlliçi në Fb.