'Bërtiste me mllef'/ Genc Gjokutaj tallet me Spartak Ngjelën, e përkufizon me shprehjen e Namik Hotit

Avokati Genc Gjokutaj ka bërë një postim ironizues për Spartak Ngjelën, pasi ky i fundit në një studio televizive në mungesë të argumenteve kishte zgjedhur të ngrinte zërin. 

Për të përkufizuar Ngjelën, Gjokutaj ka zgjedhur një shprehje lapidare të Namik Hotit. 

Ja çfarë shkruan ai:
Tek po degjoja Spartak Ngjelen duke bertitur me mllef ne nje media kunder Opozites dhe lidereve te saj mu kujtua nje perle e te ndjerit Namik V. Hoti i cili thoshte: Shqiperia dhe shqiptaret nuk do te mund te hyjne ne Europe sa kohe te mos kene kuptuar se Arqile Boti nuk eshte mjek dhe Spartak Ngjela nuk eshte avokat! Sepse ne Europe shkohet me punetore dhe jo me marifetçinj!