Momenti deçiziv i sezonit për Interin, në Itali tani shohin si titullar Asllanin
Kristjan Asllani nuk ka kaluar një sezon siç e mendonte ai në momentin kur firmosi për Interin. Djaloshi shqiptar rrallëherë ka qenë në gjendje që të tregojë plotësisht talentin e tij te zikaltrit, duke kaluar shumë ndeshje në stol pa u aktivizuar. Por në momentin vendimtar të këtij sezoni për Interin, tashmë ai shihet si një titullar potencial.
Dëmtimi i lojtarëve si Calhanoglu por edhe mbingarkesa e të tjerëve në mesfushë, në një moment ku ka një kalendar të ngjeshur, mund të ndryshojë plotësisht dinamikën në mesfushën e Interit. Ndaj sipas “La Gazzetta Dello Sport”, duke filluar nga ndeshja e nesërme me Salernitanën, Asllani mund të luajë titullar të paktën në kampionat, për t’i dhënë frymëmarrje emrave si BarelLa, Brozovic e Mkhitaryan që të jenë në maksimum në kompeticionet e tjera.
Nuk dihet ende se në vendin e kujt do të aktivizohet mesfushori shqiptar, por 12 minutat e tij në fushë në Torino ndaj Juventusit, duken si sinjali i parë se për të do të ketë më shumë mundësi në katërkëndorin e gjelbër, për t’u bërë protagonist edhe ai i fatit të sezonit për zikaltrit.