Aksident pranë tunelit në autostradën Tiranë-Elbasan

Një aksident automobilistik raportohet se ka ndodhur pranë tunelit në autostradën Tiranë-Elbasan.

Burimet bëjnë me dije se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e aksidentit raportohet se ka persona të plagosur.

Momentalisht nuk dihen detaje të tjera rreth ngjarjes, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.