‘Një nga gjërat e bukura që ka falur Zoti’, Papa Françesku flet me të rinjtë për seksin
Disney+ ka publikuar një dokumentar të quajtur ‘The Pope Answers’, i cili paraqet një takim që Papa Françesku pati me 10 persona në fillim të të 20-tave në vitin 2022.
Në këtë dokumentar Papa u pyet për seksin, personat LGBT+, abortin e shumë të tjera.
Ati i Shenjtë i cilësoi marrëdhëniet seksuale si ‘një nga gjërat e bukura që Zoti i ka dhënë njeriut’.
86-vjeçari tha se personat LGBT+ ishin të mirëpritur në kishën katolike. Papa u pyet gjithashtu nëse ai e dinte se çfarë është një ‘person jo-binar’, dhe ai u përgjigj pozitivisht.
‘Të gjithë njerëzit janë fëmijë të Zotit, të gjithë njerëzit. Zoti nuk refuzon askënd, Zoti është baba. Dhe unë nuk kam të drejtë të përjashtoj askënd nga Kisha,’ u shpreh ai.
Për abortin, Papa Françesku tha se priftërinjtë duhet të jenë ‘të mëshirshëm’ ndaj grave që kanë ndërprerë shtatzëninë, por tha se kjo praktikë mbetet e papranueshme.