FOTO/ Stuhia e akullt, 1 mln banorë në Montreal pa energji elektrike
Prej ditës së djeshme, mbi 1 milionë banorë në Montreal dhe në rrethinat e provincës së Quebec gjenden pa energji elektrike, pa ngrohje dhe me internet të dobët.
Stuhia e paralajmëruar e shiut dhe rënia e menjëhershme e temperaturave sollën një ngërç në normalitetin e përditshmërisë.
Rreziku i rënies së pemëve, vështirësitë në qarkullimin rrugor kanë sjell edhe mbylljen e shkollave.
Ndërkohë që Hydro-Quebec njofton se po punon në rikthimin e elektricitetit, kjo gjendje mund të marrë deri në 3 ditë.