SYRI TV/ Opozita kërkon Komision Hetimor: Është grabitur Porti i Durrësit, janë shkelur dispozitat e MSA

Opozita në Kuvend, ka kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor për aferën e Portit të Durrësit, duke e cilësuar  si një aferë korruptive dhe antikushtetuese.  Deputetët Oerd Bylykbashi dhe Albana Vokshi, deklaruan se marrëveshja që ka miratuar qeveria është në shkelje të dispozitave të MSA.

SYRI TV

Opozita ka dorëzuar në Kuvend, kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për aferën e Portit të Durrësit. Me firmat e 35 deputetëve opozita kërkon hetim duke e cilësuar antikushtetuese dhe në  shkelje të marrëveshjes se stabilzim asociimit, vendimin e qeverisë për ti dhënë  Portin e Durrësit biznesmentit Muhabet Alabbar. Deputeti Oerd Bylykasbhi paralajmëroi edhe një padi të dytë në Gjykatë Kushtetuese, për këtë çështje.

Ndërsa, deputetja Albana Vokshi solli në vëmendje deklaratën e komisionit europian dhe komisionerit i cili theksoi se marrëveshja për Portin e Durrësit, duhet të jetë në përputhje me parashikimet e MSA.

Deputetët e opozitës i kujtuan kryeparlamentares, Lindita Nikolla, se ngritja e komisionit hetimor është  detyrim, që buron nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese.