VIDEO/ Festë te Real Madridi, fjalimi i Ancelottit bëhet viral
Real Madrid fitoi 0-4 përballë Barcelonës në “Camp Nou” dhe siguroi kualifikimin në finalen e Kupës së Mbretit.
Karim Benzema shënoi 3 gola, ndërkohë që Carlo Ancelotti, i njohur për batutat e tij, deklaroi këto fjalë në dhomat e zhveshjes:
“Jam krenar që pashë një ndeshje të tillë. Një krenari të ulesh në stol dhe të shijosh një ndeshje si kjo. E para: ju përgëzoj të gjithëve.
E dyta: ju thashë një gënjeshtër: nuk ishte një finale, por një gjysmëfinale.
Dhe e treta, më dëgjoni me kujdes: nesër e keni pushim”, u shpreh Ancelotti.
?️ Carlo Ancelotti: "Día libre mañana."
— REAL MADRID❤️ (@AdriRM33) April 5, 2023
Imposible no quererlos. ??pic.twitter.com/jV43AI3wbL
Finalja e Kupës së Mbretit, Real Madrid-Osasuna do të zhvillohet në stadiumin “La Cartuja”, Sevilla (6 maj).