SYRI TV/ Shtrohen rrugët e brendshme në Kurbin, banorët: Punime pa cilësi, pa trotuare e ndriçim

Kryetarja në detyrë e bashkisë Kurbin, po hedh asfalt për qëllime elektorale. Banorët e një blloku pallatesh akuzojnë bashkinë se po kryen punime në rrugë, të cilat janë pa standarde, pasi nuk kanë kanalizime, ndriçim apo trotuare, ndërsa trashësia e asfaltit është vetëm disa centimetra.

Nga SYRI TV

Asfalti elektoral është kthyer në lajtmotivin e kryebashkiakëve socialistë para zgjedhjeve lokale të 14 majit. Kryebashkiakja e Kurbinit, Majlinda Cara, katër vjet pasi mori detyrën, ka vendosur që në pak muaj të sistemojë rrugët e brendshme të qytetit, dukshëm për qëllime elektorale.

Qytetarët janë të irrituar me cilësinë e punimeve që po kryhen, ndërsa thonë se rrugët po bëhen pa kanalizime, trotuare apo dhe ndriçim.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike Kurbin nëpërmjet një video të publikuar ka thënë se ky është  një mashtrim që po u bëhet qytetarëve të qytetit të Laçit me nje vello asfalti elektoral ku trashësia është sa të mbulojë çakullin, disa bordura dhe pa kanalizime kulluese.

Gazetar: M. Marku

Operator: A.Gjoni

Redaktor: J. Hoxhaj

Montazhier: O. Demo