Si ndryshon renditja në FIFA e rivalëve të Shqipërisë në Grupin E
FIFA publikoi renditjen e re të skuadrave kombëtare gjatë muajit prill.
Shqipëria zbriti dy pozicione për shkak të humbjes ndaj Polonisë.
Kuqezinjtë e Sylvinhos renditen në vendin e 68-të. Por si është renditja e rivalëve të Shqipërisë në Grupin E të eliminatoreve të Euro 2024?
Sa i takon Polonisë, skuadra e Fernando Santos ka zbritur një pozicion më poshtë.
Polakët u mundën në Çeki me rezultatin 3-1, disfatë që ndikoi në renditje.
Ndërsa çekët qëndrojnë në vendnumëro pas triumfit përballë polakëve dhe barazimit me Moldavinë.
Ashtu si në renditjen e fundit, Republika Çeke ndodhet në vendin e 38-të.
Moldavia, falë dy pikëve të marra në dy sfidat e para, ka rikuperuar tre pozicione dhe tani ndodhen në vendin e 171.
Ishujt Faroe kanë zbritur dy pozicione, pas barazimit me Moldavinë dhe pas humbjes në ndeshjen miqësore me Maqedoninë e Veriut, tani renditen në vendin e 125.