SYRI TV/ Kryebashkiaku i Pukës kërcënon mësuesin, e dhunon në prezencë të punonjësit të policisë

Kryebashkiaku aktual i Pukës kërcënon dhe dhunon mësuesin në mes të rrugës. Në një video shpërndarë në rrjete, duket kryebashkiaku socialist, që në prezencë të një punonjës policie kap nga krahët dhe kërcënon mësuesin.

Syri tv

Një video skandaloze është shpërndarë në rrjetet sociale, ku kryebashkiaku i aktual i Pukës, Gjon Gjonaj dhunon dhe kercenon një qytetar ne qender te qytetit. Sic duket nga pamjet, kryebashkiaku socialist, Gjonaj e kap nga krahu me dhune qytetarin dhe e kercenon që te largohet ne te kundert do ta pesoje keq.

“Mos të të shoh, se për krye të fëmijëve të bëj të çuditesh. Po ik ore..."

Pas publikimit të videos ka reaguar edhe kryebashkiaku socialist Gjon Gjonaj. Ai mohoi dhunën, duke pohuar se mësuesi është njeriu i tij dhe nuk e ka dhunuar por i ka tërhequr vëmendjen.

Unë jam korrekt në gjithçka, ajo është një video e sajume, ai është njeri imi në fakt. Unë po konsultohesha me qytetarin, nuk ka pasur fare lidhje me zgjedhjet dhe me fushatën, është e turpshme që kjo po përdoret. Është trajner i ekipit të fëmijëve, personi në fjalë është njeriu im. Nuk ka pasur asnjë shkak që unë të përfshihesh në përplasje aty, ai është personi përgjegjës për ekipet e moshave, i tërhoqa vëmendjen që të mos i krijonte asnjë problem fëmijëve.

Por situata behet edhe më e rënde kur e gjithë ngjarja ka ndodhur në prani të një efekti policie. Punonejsi  i policise, vështron se si kryebashkiaku socialist ushtron dhune ndaj qytetarit si dhe i ben presion, por efektivi nuk ndërhyn, edhe pse detyra e tij eshte ruajtje e rendit. Sipas burimeve të Syri.net, qytetari që dhunohet është mësues ne zone. Nuk dihet motivi që mund të ketë cuar kete konflikt, por e gjitha ngjarja ka ndodhur në prag të zgjedhjeve të 14 majit.