Lufta në Ukrainë/ Kreu i Wagner: Ukrainasit nuk po largohen nga Bahamuti
Kreu i organizatës mercenare ruse Wagner tha sot se forcat ukrainase nuk po largohen nga qyteti i Bakhmut dhe se luftimet vazhdojnë në pjesën perëndimore të qytetit.
"Duhet thënë qartë se armiku nuk po shkon askund," tha Yevgeny Prigozhin në një mesazh në Telegram.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky la të kuptohet dje për mundësinë e tërheqjes nga qyteti, duke thënë se Kievi do të merrte vendimet "të duhura" nëse forcat e tij në qytet rrezikojnë të rrethohen nga trupat ruse.