Edita Tahiri: Relativizimi nga Edi Rama, më skandaloz se harta skandaloze midis Tirane

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar ndaj skandalit të ndodhur në Tiranë, ku në një hartë Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë në një aktivitet të rëndësishëm, ku e pranishme ishte edhe zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku.

Tahiri ka thënë se më skandaloz se harta është relativizimi nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

"Harta skandaloze midis Tiranes edhe me skandaloz relativizimi nga Kryeministri i Shqiperise - kur do te mprehet sensi kombetar i Qeverise Rama dhe zyrtareve te saj?", ka shkruar Tahiri, përcjell Syri.net Kosova