", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/April/06/auto_12rswfa1680775174.jpg", "width": 900, "height": 635 } }

Kërcënoi qytetarin në publik, kryebashkiaku i PS: E kapa për fyti që t'i tërhiqja vëmendjen...

Kryetari aktual i bashkisë Pukë, Gjon Gjonaj ka shfaqur tërë frustrimin e tij në ditët e fundit të drejtimit të qytetit ndaj një intelektuali të njohur në zonë.

Bëhet me dije nga dëshmitarët se Gjonaj ka ushtruar dhunë verbale dhe fizike ndaj qytetarit, madje edhe duke e kërcënuar me jetë.

"Mos të të shoh...se për krye të fëmijëve të bëj të çuditesh. Po ik ore...", dëgjohet t'i drejtohet Gjonaj, qytetarit.

Por shumë e rëndë është edhe qëndrimi i punonjësit të Policisë së Shtetit që rri e vështron ndërkohë që kreu i bashkisë kërcënon një përson, i cili siç mëson Syri.net është mësues në zonë. E gjitha kjo siç duket ka lidhje edhe me 14 majin por edhe sepse është pasqyrimin i një qeverisje arrogante të rilindjes.

Ndërkohë në një reagim për mediat, Gjonaj tha se po i tërhiqte vëmendjen.

“Unë jam korrekt në gjithçka, ajo është një video e sajume, ai është njeri imi në fakt. Unë po konsultohesha me qytetarin, nuk ka pasur fare lidhje me zgjedhjet dhe me fushatën, është e turpshme që kjo po përdoret. Është trajner i ekipit të fëmijëve, personi në fjalë është njeriu im.

Nuk ka pasur asnjë shkak që unë të përfshihesh në përplasje aty, ai është personi përgjegjës për ekipet e moshave, i tërhoqa vëmendjen që të mos i krijonte asnjë problem fëmijëve. Këta i sajojnë dhe duan që t'i përdorin në fushatë.

Vetëm indiferentizmi i policit tregon se sa e eksitume ka qenë gjendja aty, nuk ka pasur asnjë lloj problemi. Ska asnjë arsye për me e verifiku, se nuk bëhet fjalë as për konflikt dhe për asgjë”, u shpreh Gjonaj.