Ofertë e ‘çmendur’ për Mourinhon, 120 milionë euro në dy vite për t’u bërë trajner i Arabisë Saudite

Një lajm i bujshëm ka ardhur nga Italia, me “Corriere dello Sport” që raporton se Jose Mourinho mund të bëhet trajneri më i paguar në botë.

Siç bëhet me dije, kombëtarja e Arabisë Saudite i ka ofruar portugezit plot 120 milionë euro për dy vite.

Mourinho është lidhur fort me tifozët e Romës, por e ardhmja e tij te klubi verdhekuq është ende e turbullt.

Dhe një ofertë e majme nga sheikët duket se mund ta bindë 60-vjeçarin.

Gjithashtu do të jetë në dorën e Mourinhos nëse do të dëshirojë të jetë pjesë e sauditëve edhe gjatë Botërorit të 2026.