Tiranë/ Kanosën dhe rrahën dy të rinjtë në mesnatë, autorët ende të paidentifikuar
Dy persona ende të paidentifikuar kanë kanosur dhe goditur me grushte shtetasit E.H, 25 vjeç dhe K,I, 35 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në mesnatë në zonën e Unazës së Re.
Ende nuk dihen motivet e këtij sherri, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Njoftimi i policisë:
Më datë 06.04.2023, në mesnatë, në Unazë të Re, dyshohet se 2 shtetas ende të paidentifikuar kanë kanosur dhe goditur me grushte shtetasit E. H., 25 vjeç dhe K. I., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale