Skenarët horror për naftën me 100 dollarë për fuçi/ Cilat vende do të goditen më shumë?
Reduktimi i befasishëm i prodhimit nga OPEC dhe aleatët e tij ka sjellë rritje të çmimeve të naftës , me analistët që thonë se importuesit e mëdhenj të naftës si India, Japonia dhe Koreja e Jugut do të goditen më rëndë nëse çmimet arrijnë në 100 dollarë për fuçi, siç kanë parashikuar disa.
Të dielën, OPEC+ njoftoi një ulje të prodhimit me 1.16 milionë fuçi në ditë, një lëvizje që befasoi tregun e "arit të zi".
" Është një taksë për çdo ekonomi importuese të naftës ," tha Pavel Molkanov, shefi ekzekutiv i bankës private të investimeve Raymond James.
"Nuk janë SHBA ato që do të ndjejnë dhimbjen më të madhe nga nafta prej 100 dollarësh, por vendet që nuk kanë burime të brendshme të naftës: Japonia, India, Gjermania, Franca ... për të përmendur disa shembuj," tha Molchanov .
Siç raporton rrjeti amerikan CNBC , shkurtimet nga vendet e kartelit të naftës do të fillojnë në maj dhe do të zgjasin deri në fund të vitit 2023.
Si Arabia Saudite ashtu edhe Rusia do të ulin prodhimin e naftës me 500,000 fuçi në ditë deri në fund të vitit aktual, ndërsa anëtarët e tjerë të OPEC-ut si Kuvajti, Omani, Iraku, Algjeria dhe Kazakistani gjithashtu do të ulin prodhimin.
Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar Brent u tregtuan 0.57% më të larta në 85.41 dollarë për fuçi , ndërsa kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar të SHBA u rritën me 0.5% në 81.11 dollarë për fuçi.