KAFE SHQETO/ Kandidati i PD për Kuçovën, Maliqi: Do ta shndërroj qytetin për një vit

Në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit, Lefter Maliqi, kandidat i opozitës për Kuçovën ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në “Kafe Shqeto” në Syri Televizion ku ka shpalosur edhe një herë planin e tij i cili vjen në ndihmë të qytetarëve dhe të Bashkisë Kuçovë.

Gjatë fjalës së tij, Maliqi ka treguar se që fitorja do të jetë e dukshme në Bashkinë Kuçovë, pasi përballë tij do të ketë një oligark, dhe qytetarët e Kuçovës janë kthyer në të djathtë, si rezultat i punës së bërë në dy vite në krye tre ish-komunave, ku Maliqi ka shërbyer si deputet. 

Deklarata e tij:

Flavio: Sigurisht, je futur një garë me pretendimin madhor për të fituar a ka qenë e shkuara e zotit Hajdari që jua kanë bërë më të lehtë nxitjen për të kandiduar?

Lefter Maliqi:  "Absolutisht unë nuk merrem fare me emra kandidatësh përballë, por merrem me një karrige tashmë të thyer e cila duhet ndërruar dhe një karrige që nuk i shërben qytetarëve sa i përket ligjit të dekriminalizimit, kjo i takon organeve ligj-zbatuese duke filluar që nga Prokuroria e Përgjithshme për verifikim, pastaj institucionet e KQZ dhe të gjitha radhët deri në objekt zgjedhor.

Por pavarësisht fshehjes që i ka bërë sepse në formularin e dekriminalizimit thuhet qartë nëse ke pasur ndonjëherë vendim penal i dënuar me vendim gjykate brenda apo jashtë vendit, pavarësisht nëse është kalim i paligjshëm i kufirit duhet të ishte deklaruar.

Është fshehja e të dhënave dhe deklarimi i rremë. Gjithsesi nuk më intereson kjo, mua më intereson përballja e tij, jam mësuar të kem përballë në sfida kundërshtarë dhe jam i  bindur që fitorja do të jetë shumë e dukshme në Bashkinë Kuçovë pasi përballë do të kem një oligark, paratë e pista të cilat do të jenë për t’i blerë socialistët, sado pak socialistë do t’i blejnë.

Kështu që të jeni të bindur që ndryshimi do të ndodhë në bashkinë Kuçovë pasi e njoh shumë mirë këtë bashki jo vetëm për origjinën që ka, por kjo bashki për herë të parë janë bërë zgjedhjet para tetë vitesh me ndarjen e re territoriale ku janë 45 mijë votues dhe gjysma e votuesve janë tre ish-komunat sepse të gjithë e dinë që tre ish-komunat unë i kam drejtuar në dy vite si ish deputet dhe i kam kthyer të djathta kështu që kam një bindje totale dhe me një punë të palodhur që kam bërë brenda qytetit të Kuçovës kam bindjen që edhe qytetin do e fitoj, edhe fshati do të fitohet bindshëm dhe ndryshimi do të ndodhë i menjëhershëm pasi Kuçova është lënë në harresë.

Kuçova e naftarëve, aviatorëve, intelektualëve është lënë e fundit për shkak se këtu varnin xhaketat dhe fitonin të majtët duke abuzuar në mënyrë barbare me taksat e qytetarëve".

Klea Sula/ Syri.net