Rama nuk ndalet me premtime fushate: Pagë dhe pension dinjitoz për çdo përfaqësues të FA
Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të enjtje ka qenë i pranishëm në ceremoninë e gradimit ushtarak të kampionëve olimpikë, botërorë e europianë, të cilët prej sot i përkasin për tërë jetën Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Kreu i shtetit në fjalën e tij deklaruar se qeveria do të japë mbështetjen e saj për çdo sportist të vendit që deri më tani ka ngelur në hije dhe në braktisje të plotë nga shteti.
Sipas Ramës është e rëndësishme që tashmë kampionët jo vetëm në sport shembullin e tyre ta japin dhe në radhët e Forcave të Armatosura.
Gjithashtu ai ka theksuar faktin se paga dhe pensioni për çdo pjesëmarrës në Forcat e Armatosura do të jetë dinjitoz dhe në një nivel të ngjashëm me vendet anëtare të NATO-s.
Ky premtim i Ramës është në vazhdën e premtive të njëpasnjëshme për rritje pagash, pensionesh, shpërblimesh që ka nisur gjatë ditëve të fundit dhe që është kryekëput në shërbim të fushatës së 14 majt ku do të votohet për të zgjedhurit vendor në vend.
Ndërkohë sot u mundua që të përdorë për fushatë vlerat dhe rëndësinë e kampionëve dhe pjesmarrësve olimpikë të cilët janë bërë pjesë e Forcave të Armatosura.