Dy të plagosur nga sherri me thika në Durrës, njëri në gjendje më të rëndë
Një sherr me thika ka ndodhur ditën e sotme në lagjen nr.3 të qytetit të Durrësit, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët ndodhen në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Sipas detajeve të bëra me dije nga njoftimi i policisë, mësohet se dy të plagosurit kanë pasur një debat me njëri-tjetrin në njërën prej rrugicave të lagjes dhe më pas janë goditur me thika.
Njëri prej tyre, raportohet të jetë në gjendje më të rëndë. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Konflikti ka ndodhur në afersi të shkollës se muzikës" Jan Kukuzeli".
NJOFTIMI ZYRTAR
Rreth orës 10:30, në lagjen nr. 3, Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit B. G., dhe Xh. M., kanë dëmtuar njëri-tjetrin, me mjete prerëse.
Të dy këta shtetas ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.