Khloe Kardashian fotografohet me Tristian, dyshohet se çifti janë ribashkuar
Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson kanë shtuar thashethemet se janë pajtuar pasi janë parë së bashku teksa morën ushqime të shumta në një McDonald’s në Rialto, Kaliforni.
38-vjeçarja dhe lojtari i NBA, të cilët u ndanë në vitin 2021 pasi Tristan u bë me fëmijë me dike tjetër ndërsa ishte në lidhje me Khloe, dukeshin të lumtur teksa merrnin ushqimin.
Khloe dukej elegante me flokët e lidhur teksa i buzëqeshte një punonjësi ndërsa Tristan ishte ulur pranë saj.
Dëshmitarët okularë i thanë TMZ se dyshja morën shumë ushqime, me sa duket për vajzën e tyre True, pesë vjeç dhe djalin e Tristanit, Prince, gjashtë vjeç.
Khloe dhe Tristan kanë gjithashtu një djalë 8 muajsh, emri i të cilit nuk është bërë i ditur publikisht. Djali i tyre ka lindur nëpërmjet një gruaje zëvendësuese, e quajtur edhe si surrogate.
Nuk është e sigurtë nëse dyshja janë ribashkuar, por duhet pranuar se kanë shtuar aludimet.