Kosova është Serbi/ Rama mbron hartën, Berisha: Nuk është hera e parë

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, justifikoi praninë e një harte ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë në një aktivitet të rëndësishëm ku e pranishme ishte edhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.

“Kinse patriotët kanë gjetur punë sot duke u marrë me një hartë të prezantimit të presidentit të gjigantit spanjoll Melia Group në konventën e turizmit, ku mungonte Kosova! Dihet që Spanja ashtu e ka hartën e rajonit, po asgjë e keqe s’i erdhi kombit nga dalja 1 minutë e asaj harte!” tha Rama.

Por ky nuk është një incident i izoluar.

Kryetari demokrat, Sali Berisha, reagoi për këtë çështje duke thënë se skandali është regjistruar edhe herë të tjera.

“Argati i Vuçiçit, Edi Rama justifikoi hartën që paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë si hartë të një kompanie të huaj?! Por me 19 nëntor të vitit 2019 postonte në facebook të tij këtë hartë!” shkruan Berisha.