VIDEO/ Kryetari i bashkisë Pukë kërcënon qytetarin, polici rri e vështron, nuk reagon…

Kryetari aktual i bashkisë Pukë, Gjon Gjonaj ka shfaqur tërë frustimin e tij në ditët e fundit të drejtimit të qytetit ndaj një intelektuali të njohur në zonë.

Bëhet me dije nga dëshmitarët se Gjonaj ka ushtruar dhunë verbale dhe fizike ndaj qytetarit madje edhe duke e kërcënuar me jetë.

"Mos të të shoh...se për krye të fëmijëve të bëj të çuditesh. Po ik ore...", dëgjohet t'i drejtohet Gjonaj, qytetarit.

Kryetari 6% i emëruar nga Rama mendon se qyteti është çifligu i tij dhe qytetarët janë skllevërit që bëjnë vetëm ato që ai ka dëshirë.

Por shumë e rëndë është edhe qëndrimi i punonjësit të Policisë së Shtetit që rri e vështron ndërkohë që kreu i bashkisë kërcënon një përson i cili siç mëson Syri.net është mësues në zonë. E gjitha kjo siç duket ka lidhje edhe me 14 majin por edhe sepse është pasqyrimin i një qeverisje arrogante të rilindjes.

Policia e Shtetit që ka detyrë funksionale ruajtjen e rendit dhe të qetësisë nuk reagon por punonjësi I.R. si një ushtar i bindur i kreut të bashkisë rri e veshtron duke u bërë kështu pjesë e kërcënimit për qytetarin.