Gjoba 110 mln euro Shqipërisë për konfliktin personal të Ramës: flasin Akil Kraja dhe Adriana Kalaja
Ndërsa kryeministri Edi Rama dhe ish-zv. I tij Arben Ahmetaj zotoheshin se biznesmeni italian nuk do të merrte asnjë qindarka, Arbitrazhi ndërkombëtar ka dhënë vendimin përfundimtar, duke detyruar Shqiprinë tashmë që t\i paguajë biznesmenit Fraçesco Beccheti, 110 milionë euro për mbylljen e Televizionit Agon Channel.
Për këtë temë janë të flasin sot në Kafe Shqeto në SYRI TV, z. Akil Kraja, ekspert ekonomike, Drejtor i kabinetit në PD dhe znj. Adriana kalaja, juriste, aktiviste.
Gjykata e Arbitrazhit ka refuzuar kërkesën e Shqipërisë për rihapjen e çështjes, duke lënë kështu në fuqi vendimin e parë që e cilësonte sulment ndaj Becchetti-it si politike që çuan deri në mbyllje të Agon Channel.
Në një vendim të marrë më 29 mars, një gjykatë e përbërë nga shtetasi amerikan Grant Hanessian si kryetar, Robert Anderson KC i Mbretërisë së Bashkuar dhe Charles Poncet i Zvicrës urdhëruan rrëzimin e përshpejtuar të kërkesës për rishikim nga ana e Shqipërisë si qartazi pa baza ligjore.
Gjykata argumentoi se në kërkesën e Shqipërisë nuk ishte vërtetuar se kishte ndonjë fakt të ri që nga vendosja e dëmshpërblimit në vitin 2019.
Çështja u hap në Gjykatën e Arbitrazhit në vitin 2015, ku paditësit pretendonin se ishin viktima të një fushate të motivuar politikisht që synonte investimet e tyre në sektorët e medias, hidroenergjisë dhe menaxhimit të mbetjeve të vendit.
Fushata e supozuar përfshinte procedime penale shqiptare kundër Beketit dhe drejtuesve të tjerë. Sipas pretenduesve, masat u nxitën nga kritikat ndaj qeverisë nga stacioni i tyre televiziv Agonset, i cili u mbyll dhe pajisjet iu sekuestruan.
Shqipërisë, përveç shumës prej 110 milionë euro të vendosura në vendimin e parë, i shtohet edhe detyrimi prej 145 mijë euro si detyrime për rihapjen e çështjes.