Ish anëtari i Gjykatës së Arbitrazhit, Lazimi: Shteti shqiptar sipas neni 54 është i detyruar të paguajë Becchettin
I ftuar në emisionin “Këndi i Pano Sakos” në Syri Tv ishte ish-anëtari i Gjykatës së Arbitrazhit Fatos Lazimi.
Lazimi është shprehur se Shqipëria është e detyruar sipas konventës së nënshkruar ku pika 54 e saj përcakton qartë detyrimet që shteti ka në të tilla rrethana.
"Në parantezë mund të themi se me Becchettin ka qenë një sagë e gjatë gjyqësorë në kuptimin që ai ka paraqitur shumë kërkesë padi.
Rasti konkret në fjalë u shfrytëzua marrëveshja e reciprocitetit për mbrojtjen e investimeve reciproke ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë ku për shkak të nacionalitetit që kishte ai u drejtua qendrës së arbitrazhit në Washington për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të investimit e cila është krahu ekzekutiv e bankës botërore.
Kemi të bëjmë me 6 paditës në këtë çështje ku mes tyre janë motra e Becchetit, një italiane dhe disa pjesëtarë të tjerë.
Mendoj se rezultati pa dashur ta analizoj nëse avokatët e palës shqiptare a e kanë bërë punë e tyre si duhet, shteti shqiptar duhet të shteronte të gjithë mekanizmin e konventën së Washington ku ne jemi anëtarë të saj. Në nenin 54 të saj ka një detyrim specifik ku thuhet që shtetet anëtare të saj janë të detyruara të njohin dhe zbatojnë detyrimet përfundimtare të arbitrazhit.
Ne jemi përballë kësaj shteti shqiptar ndodhet përballë këtij fakti, shteti i ndoqi të gjitha mjete proceduriale që njeh konventa, u bë një kërkesë për anulim që u rrëzua po ashtu si korrigjimi, ndërsa u bë dhe kërkesa për rishikim."